Isa Boletini u vra më 23 janar 1916 dhe 101 vite më vonë, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e kujton me një kartolinë që Boletinit ia bëri dhuratë koloneli Thompson. Sokol Çunga nga Arkivi i Shtetit, sqaron se “fotoja është dhuratë e kolonelit Thompson për Isën, si dy kolegë që bashkëpunuan për ndërtimin e xhandarmërisë shqiptare. Fotografia është kartolinë. Nuk dihet kur ka qarkulluar. Ana e pasme ka vizat klasike të kartolinës”.

Ndërkaq, në postimin në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Çunga shkruan: “Isa Boletini, i nderuar nga SulltaniAbdylhamidiIImetitullin‘ Bej’, u ekzekutua më 23 janar 1916, pas një urdhri lëshuar nga qeveria e Malit të Zi. Isa Boletini ishte patriot e luftëtar, me përkrahje të gjerë në popull.

Kur koloneli Thompson organizonte xhandarmërinë shqiptare, gjatë periudhës së mbretërimit të mbretit Wied, Isa Boletini bashkëpunoi me të për krijimin e xhandarmërisë shqiptare. Siç tregon dhe mbishkrimi autograf, kjo foto është dhuratë për Isa Boletinin nga koloneli Thompson, ku shkruan: ‘Me nder e çonj Issa Bey Boletinit. Thompson.’

(Gazeta Shqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: