Shtatë muaj pa zbritur në fushën e blertë, por Arlind Ajeti më në fund gjen shpëtim! Mbrojtësi kuqezi, që pati një të kaluar edhe në Serinë A mes Torinos, Frozinones dhe Krotones, ishte pa ekip që pas përfundimit të aventurës me Grasshopersin.

Por vuajtjet e tij kanë përfunduar ditën e sotme, kur 26-vjeçari ka nënshrkuar për danezët e Vejle Boldklubit, ekip ku militon një tjetër kuqezi, ish-lojtari i Partizanit Ylber Ramadani.

“CV e Arlindit flet vetë, ndonëse është një lojtar që nuk ka luajtur shumë në vitin 2019. Ne besojmë se te Vejle ai mund të ringrihet fizikisht. Arlindi do të jetë gati për ekipin në pranverë. 19 ndeshjet e tij me Shqipërisë dhe 41 ndeshjet e luajtura në Serinë A janë një e dhënë e qartë për cilësinë e tij,” shkruan ndër të tjera klubi danez i kategorisë së dytë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb