Armando Broja është një nga lojtarët që vazhdon të jetë në qendër të merkatos, me sulmuesin shqiptar që ndodhet në radarët e Milanit. Por duket se 21-vjeçari nuk mendon ende për merkaton, me fokusin e vetëm te Chelsea për momentin dhe për ndeshjet e ardhshme që do të zhvillojnë “Blutë”.

Në një intervistë të shkurtër për klubin nga Abu Dhabi, aty ku është akomoduar edhe skuadra, Broja shprehet se skuadra e ka mendjen te sfidat me Aston Villa-n dhe Bournemouth, me të cilat do të ndeshet pas përfundimit të Botërorit.

“Jemi stërvitur shumë në qendrën stërvitore të Chelsea, e cila shkoi shumë mirë dhe tani po vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë në një mot të nxehtë. Kemi përpara Aston Villa-n dhe Bournemouth, të cilat janë ndeshje të rëndësishme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc)

Do të fokusohemi te këto dy ndeshje, të cilat jo vetëm që mendojmë t’i fitojmë, por dhe që të kem disa minuta”, ishin fjalët e Brojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka fituar besimin e trajnerit Graham Potter, i cili e ka aktivizuar në dy sfidat e fundit si titullar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb