I ftuari special i emisionit “EUROMANIA” të Enxhi Bibës, në “Neës 24” ditën e sotme, ishte presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili në një rrëfim special në lidhje me Europianin, ai u shpreh:

SI E SHIKON KËTË EUROPIAN? Është një event që mezi e presin të gjithë. Ky EURO 2020 është i veçantë sepse vjen pas një periudhë të vështirë, futbolli është i pari që ka dhënë shenjat e rikthimit, aq më shumë ka rikthyer edhe tifozët. Njerëzit e shikojmë me më shumë gëzim këtë Europian, për vet faktit të triumfit ndaj virusit

RASTI ERIKSEN- Ka qenë moment shumë i vështirë, kur Eriksen ra në koma. Ka qenë impresionues, solidariteti i gjithë botës së futbollit. Futbolli vërteton që i bashkon njerëzit akoma më shumë edhe në momentet e vështirë.

A DUHET TË LUHEJ NDESHJA DANIMARKË VS FINLANDË? Në dijeninë time, është e vështirë që dikush të marrë një vendim dhe të japë një urdhër në një situatë të tillë. Vetë futbollistët kanë qenë ata që kanë pranuar që të riluhej ndeshja dhe kështu është bërë.

Nga pikëpamja organizative, luajta e ndeshjes në një ditë tjetër do ta çekuilibronte garën. Në ato kushte danezët nuk ishin në gjendjen psikologjike më të mirë të mundshme, për ta fituar ndeshjen. Por ka qenë një vendim i përbashkët i skuadrave për ta luajtur ndeshje. Po të mendosh për gjërat globale, mendoj që u bë mirë që u luajt.

TIFOZËT NË STADIUME- Do ishte mirë të ishin gjithë stadiumet plot. Niveli i shpërndarjes së virusit ka rënë. Një pjesë e mirë e popullsisë është vaksinuar. UEFA ka pranuar vendimet e autoriteteve lokale, me jo më pak se 25%. Ne i kemi rikthyer tifozët në stadiume, por jo për ndeshje futbolli, për aktivitete të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb