Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka, ngushëllon familjarët, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit Mustafa Hysit, i cili u nda sot nga jeta pas një ataku kardiak…

“Të dashur miq,

Mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit sëbashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar.

Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me rradhë.

Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit!

I paharruar miku im Mustafa Hysi!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb