TIRANË

Analisti dhe gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 tha se opozitës i ka mbetur vetëm veprimi, pasi me fjalë nuk po i bindë dot qytetarët shqiptarë.

Ai u tregua i ashpër edhe me mediat kryesore në vend, të cilat sipas tij, nuk e kanë bërë siç duhet rolin e kritikës ndaj pushtetit dhe qeverisë.

“Marrëveshja e parë e Bashës me Ramën, shërbeu për t’i bindur qytetarët, se nuk mund të ketë zgjedhjet ë lira dhe të ndershme nëse vendi është i mbushur me drogë dhe zgjedhjet fitohen me kriminelë.

Nuk mund të ketë zgjedhje të ndershme kur mediat, nuk janë të paktën kritike. Unë besoj se me datë 16 Shkurt , opozita është e dënuar, ta çojë deri në fund atë që do nisë. Kjo sepse, opozita e ka humbur mundësinë ta krijojë besimin tek shqiptarët nëpërmjet fjalës, me fjalë ata nuk besohen më. Shqetësimi më i madh i njerëzve është se mos bëjnë marrëveshje me Ramën.

Opozitës i ka mbetur vetëm veprimi. Në datën 16, ose do të detyrohet me forcë Rama të japë dorëheqjen, por nëse e gjithë kjo bëhet për të kaluar në qeveri bashkëmartesore, për të ndarë llokmat e pushtetit, atëherë në qafë paçi veten dhe fati ynë i keq që nuk kemi alternative”, tha ai.

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: