Armando Broja do të kthehet në fund të sezonit te Chelsea, teksa i përfundon kontrata e huazimit me Southampton. Trajneri i bluve të Londres, Tomas Tuchel ka shuar çdo lloj dyshimi, sakaq në një intervistë të dhënë ka thënë se sulmuesi shqiptar do të grumbullohet me ekipin, e më pas e ardhmja e tij do të varet nga përformanca.

“Broja do të kthehet me siguri. Dua ta kem atë në grumbullimin e parasezonit, së bashku me Callagher. Atje do të vendosim se çfarë do të ndodhë. Gjithçka varet nga dy lojtarët dhe nga çfarë do të tregojnë” – tha ai.

A5c371b1 Ff38 48d4 Ad1b 65a44212c11b
A5c371b1 Ff38 48d4 Ad1b 65a44212c11b

Broja tashmë duhet të tregojë veten, në një skuadër të madhe. Ky sezon ka qenë pozitiv për të, me paraqitjet e tij që ishin të një niveli të kënaqshëm.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: