Një sukses me shumë vuajtje për Liverpool, por shumë i rëndësishëm për vazhdimësinë. Të kuqtë fituan 0-1 në fushën e Wolves, me një gol të ardhur në sekondat e fundit.

Miqtë patën një rast të artë në pjesën e parë me Diogo Jota, i cili në portën pa portier, godet lojtarin. Gjithsesi, në minutën e katërt shtesë, Origi, i aktivizuar në fund nga Klopp, shënon golin e fitores, që ngjit Liverpool në krye.

Ndërsa Southampton është ndëshkuar në minutën e tetë shtesë nga Brighton, me sfidën që përfundoi 1-1. Në pjesën e parë shënoi Armando Broja për vendasit, ndërsa në limite barazoi Maupay. Sulmuesi shqiptar i zëvendësuar në 81’. Newcastle fitoi 1-0 në shtëpi me Burnley.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb