Southampton pret Chelsea në sfidën e javës së 32-të të Premier League, por sulmuesi i vendasve, Armando Broja, nuk do të mund të luajë në këtë takim.

Ajo që e ndalon djaloshin shqiptar është rregullorja në Premier League, e cila thekson se një lojtar që jepet huazim në një skuadër tjetër të kampionatit, nuk mund të luajë kundër skuadrës e cila zotëron ende kartonin e futbollistit, në këtë rast Chelsea.

Broja do të jetë një mungesë e madhe për Southampton në këtë sfidë të vështirë në kampionat, kundër njërës prej ekipeve më të mira në Angli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb