Nuk ka të ndalur Armando Broja. Sulmuesi shqiptar është shndërruar në një makineri golash, teksa ditën e sotme gjeti rrugën e rrjetës me ekipin e 23-vjeçarëve të Chelsea, në përballjen ndaj Woking, ku blutë e Londrës u përmbysëm nga 0-3 në 4-3.

Broja realizoi golin e tretë për Chelsea në minutën e 45-të. Shqiptari mori një top nga 40 metra duke iu drejtuar portës, ndërsa tentoi pasimin për te Thomas, por sfera iu kthye sërish dhe sulmuesi e dërgoi më pas në fundin e rrjetës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3 për Çelsin, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, skuadra e Woking, arriti të realizonte 4 gola duke përmbysur rezultatin në takimin miqësore të zhvilluar ditën e sotme. Ky i sotmi është i treti gol për Brojën pas rikthimit te Chelsea, pavarësisht se bëhet fjalë për ndeshje miqësore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb