Armando Sadiku sulmuesi që shkroi historinë me përfaqësuesen kuqezi është bërë pjesë e fushatës elektorale të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Sulmuesi i Luganos ditët e fundit ka xhiruar në Tiranë një spot elektoral për zgjedhjet e datës 25 qershor ku i dedikon 2 golat e tij numrit 2 në fletën e votimit, Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

Ai e cilësoi kryeministrin si trajnerin që i vjen shumë rrallë Shqipërisë

“Që kur Edi Rama është bërë kryeministër i Shqipërisë, kthehem me shumë dëshirë sepse Shqipëria është bërë më e bukur. Edi Rama ka bërë aq shumë për futbollin sa askush nuk e bëri në 25 vitet e fundit.

Unë ia dedikoj të dy golat e mi kundër Izraelit numrit 2 në fletën e votimit, Edi Ramës dhe jam i bindur se trajner si Edi Rama i vjen Shqipërisë një herë në 50 vjet”.
19251163_1363305100373354_2044893657_n-470x479
Videon e spotit elektoral e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama duke falënderuar Sadikun për kontributin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb