Stërvitje intensive në palestër dhe fizeoterapi. Armando Sadiku përgatit rikthimin në fushë, me afatet e rikuperimit që duken mjaft të mira. Bomberi kuqezi publikoi imazhe të përgatitjeve që po zhvillon në Zyrih, ku po punon të rifitojë forcën dhe sigurinë në këmbë, pasi në javën e parë të Tetorit iu nështrua ndërhyrjes kirurgjikale në menisk.

Kur ka kaluar më tepër se dy javë nga operacioni, periudha e sulmuesit 25-vjeçar ka kaluar periudhën e rehabilitimit, ku qëndroi pushim absolut dhe ndihmohej në ecje nga patericat. Tashmë ai po i jep ngarkesë gjurit që kishte probleme dhe kjo është faza e fundit përpara se t’i kthehet vrapimeve në fushë dhe punës me topin.

Gjithçka përsa i takon rikuperimit të Armando Sadikut ka ecur sipas planit, me mjekun e Kombëtares Kuqezi, Gianluca Stesina që prej 4 Tetorit deklaroi për mikrofonët e Supersport se rikuperimi i plot i lojtarit do të përfundonte në harkun e 4 ose 5 javëve.

Tashmë tifozët shqiptarë kudo nëpër botë presin ta rishohin bomberin në fushë dhe shpresojnë që ai do të jetë gati për sfidën kualifikuese ndaj Izraelit më 12 Nëntor në “Loro Boriçi”.

Për duelin me rivalët direkt për vendin e tretë në grup, Shqipëria ka nevojë për golat e Armando Sadikut, sulmuesit që prej edicionit të kaluar është lojtari më në formë dhe deçiziv në të gjitha ndeshjet në repartin e avancuar. (Supersport)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: