BRITANI – Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga pasi u kapën me drogë e armë. Disa armë dhe rreth 1 mijë bimë kanabis u gjetën nga policia në OldBury.

4 të rinjtë shqiptarë, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur akuzohen për kultivim kanabisi dhe aktualisht po mbahen në një qendër emigrantësh në Kent pasi kanë hyrë ilegalisht në Britani.

Ferma u zbulua pas një informacioni se disa persona që po tentonin të futeshin me furgon në qendrën industriale Granada Trading Estate.

Në fotografitë e publikuara nga mediat britanike, mund të dallohen me qindra bimë kanabisi.

  • foto galeri
  • foto galeri

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: