Teuta është përforcuar në sulm. Klubi durrsak ka njoftuar se ka nënshkruar me Klejdi Dacin, nëpërmjet kanaleve zyrtare në rrjetet sociale. 23-vjeçari i lindur në Tiranë ka luajtur më parë për Kastriotin dhe Kukësin, skuadër me të cilën u aktivizua në pjesën e parë të edicionit.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi Klejdi Daci, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Kukësit në gjysmën e parë të sezonit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Daci, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për ndeshjen ndaj Erzenit” – Shkruan klubi. Trajneri Edi Martini do të ketë në dispozicion një armë shtesë për ofensivën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb