TIRANË- Katër persona janë ndaluar mbrëmjen e djeshme pasi janë kapur me kanabis dhe armë të ftohta. Mes tyre  janë edhe 2 nëpunës shtetërorë. Sipas burimeve zyrtare bëhet fjalë për një inspektor tatimesh, një zjarrfikës si dhe dy persona të tjerë, ndaj të cilëve ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Ndërkaq është arrestuar vetëm 24-vjeçari Xhoni Leka.

4 personat në fjalë janë ndaluar dje nga efektivët e patrullave “Shqiponja” dhe gjatë kontrollit në automjet janë gjetur armë të ftohta dhe kanabis, çka ka çuar në ndalimin e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 20.01.2016, nga komisariati 2 u arrestua në flagrancë, shtetasi Xhoni Leka, 24 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar mjetin me targa AA918IJ, gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e sherbimit te repartit Shqiponjat ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1.3 gram lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”. Gjithashtu u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në gjëndje të lirë, për shtetasit:- I. Zh, 26 vjeç, banues në Tiranë, shtetasin A. K, 26 vjeç, banues në Tiranë, shtetasin Xh. B, 24 vjeç, banues në Tiranë. (Neni 283 i K.Penal

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb