Humbja përballë Lituanisë la një shije shumë të hidhur në opinionin sportiv, një humbje që nxori në pah probleme shumë të madhe. As Edy Reja e as presidenti Duka nuk u përpoqën të justifikojnë këtë humbje, është koha të shohin përpara dhe testin e radhës për kuqezinjtë është miqësorja kundër Armenisë më 7 tetor.

Shqipperia
Shqipperia

FSHF ka gjetur akordin gjithashtu me përfaqësuesen e Gjibraltarit për një tjetër test miqësorë, këtë herë më 11 nëntor 2020. Sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të startojë në ora 19:00. Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program. Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb