Pavarësisht gatishmërisë për armëpushim, luftimet vijojnë në Naghorno-Karabakh mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Kësaj radhe ‘’mollë sherri’’ është bërë një raketë që ka rënë në qytetin Ganja dhe ka vrarë 1 qytetar dhe ka lënë 4 të tjerë të plagosur.

Armenia mohon që të ketë sulmuar ajo, por Azerbajxhani kërcënon ashpër se do të godasë bazat ushtarake që ndodhen edhe brenda territorit armen, vetëm për të detyruar largimin e trupave ushtarake kundërshtare nga territori i saj.

Prej një jave dy vendet kanë rindezur luftën që rrënjët i ka shumë vite më parë, pikërisht për Naghorno-Karabakh, rajonin me shumicën e popullsisë armene por që ndodhet brenda për brenda territorit të Azerbajxhanit.

SHBA, Franca dhe Rusia i kanë bërë thirrje bashkarisht dy vendeve të ulin armët, por edhe pse palët kanë treguar gatishmëri për armëpushim e dialog, luftimet vijojnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb