TURQI

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu i ka bërë thirrje Greqisë të ndalë provokimet edhe pse duket se dy vendet e kanë gjetur një paqe të përkohshme.
Kryediplomati thotë se Greqia sërish thyen disa dakordësi të arritura me marrëveshje, por ai siguron se pala turke është e vendosur për të gjetur zgjidhje përmes dialogut.

Ndërkohë ai nuk kursen as rezervat për ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias për të cilin thotë se e ka shok dhe kur dalin në konferencë për shtyp gjithçka në rregull, por pas shpinës flet shumë gjëra.

Ai nuk tregon se çfarë flet ekzaktësisht Dendias, por gjithsesi Çavuşoğlu kërkon që dialogu të kthehet në hapa konkretë.

“Greqia tani po deklaron NAVTEX. Ne patëm një marrëveshje për të mos mbajtur NAVTEX dhe stërvitje edhe në ditët kombëtare. Greqia e theu gjithashtu këtë. Ata duhet të heqin dorë nga këto provokime.
Këto bisedime tregojnë vendosmërinë tonë për të zgjidhur problemet tona përmes dialogut. Kjo vendosmëri dhe sinqeritet do të vazhdojë. Greqia duhet të heqë dorë nga provokimet. Ne shkojmë në konferenca për shtyp dhe gjithçka është në rregull, por pastaj shoku im Dendias thotë shumë gjëra pas shpinës sonë. Nuk ka nevojë për këtë. Ne e injorojmë atë.
Ne duhet të heqim dorë nga hapat provokues dhe provokimet. Unë e di që ata po përpiqen të kënaqin njerëzit e tyre sepse ka shumë presion mbi ta. Ne duam që dialogun që kemi filluar ta kthejmë në hapa konkretë. Ne jemi të sinqertë dhe të vendosur ”.- tha Çavuşoğlu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: