Shefja e politikës së jashtme të BE-së , Kaja Kallas, tha të martën se ndërprerja e luftimeve midis Izraelit dhe Iranit është një lajm i mirë dhe duhet t’i bëjë të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave.
“Njoftimi për ndërprerjen e luftimeve midis Izraelit dhe Iranit është një lajm i mirë, por mbetet i brishtë. Të gjitha palët duhet ta mbështesin këtë dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm duhet të shmanget. BE-ja qëndron në solidaritet me të gjithë të prekurit, përfshirë Katarin mbrëmë. Ky është momenti për t’u rikthyer në tryezën e negociatave. Le të jetë kjo një pikë kthese për të gjithë rajonin. Do të vazhdoj të punoj drejt këtij qëllimi me të gjitha palët”, shkroi Kallas në një postim në X.
The announced reprieve in fighting between Israel and Iran is good news but remains fragile.
All sides should stand by this and refrain from further violence.
All further escalation must be avoided. (1/2)
— Kaja Kallas (@kajakallas) June 24, 2025
The EU stands in solidarity with all those affected, including Qatar last night.
This is the moment to return to the negotiating table.
Let this be a turning point for the whole region. I will continue to work towards this end with all sides. (2/2)
— Kaja Kallas (@kajakallas) June 24, 2025
(BalkanWeb)