Armëpushimi në Libi, Haftar braktis takimin në Moskë pa nënshkruar marrëveshjen
Dështoi takimi në Moskë për firmosen e marrëveshjes për paqe në Libi mes Ushtrisë Nacionale Libiane dhe Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare.
Ishin Putin dhe Erdogan të cilët iniciuan takimin në Moskë për një traktati paqeje mes kreut të LNA, Haftar dhe asaj të GNA Fayez al-Sarraj, por që dështoi për shkak se nuk u dakordësuan.
Ishte Haftar i cili mësohet nga RT, se ka përplasur derën në takim dhe ka ikur. Haftar kishte kërkuar gjatë takimit në Moskë, të çonte trupat e LNA në Tripoli, të kishte ishte a i komandant suprem të Forcave të Armatosura Libiane dhe të formonte një qeveri të unitetit kombëtar që do të merrte vota e besimit nga parlamenti.
Për shkak të disa prej pikave Haftar nuk ka qenë dakort me al- Sarraj edhe pse nuk pati ndikim ndërkombëtar pasi ishte ky i fundit që kërkoi që takimi të bëhej ‘kokë më kokë’ me dyer të mbyllura.
Ajo çfarë po ndodh në Libi është se gjenerali libian Khalifa Haftar ka ndërmarrë një ofensivë ushtarake me përkrahjen e Ushtrisë kundër qeverisë. Por OKB dhe SHBA njohin Fayez al- Sarraj si kryeministër të vendit.
Prej të dielës Libia është në një armëpushim të kërkuar nga ndërkombëtarët, pas 9 muajsh sulme në Tripoli por pas këtij takimi në Moskë gjërat mund të ndryshojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb