PENJAN, KORE E VERIUT

Koreja e Veriut tha të enjten se nuk donte më të merrej me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo dhe tha se ai duhet të zëvendësohet në bisedime nga dikush më i pjekur. Kjo deklaratë e Penjanit vjen disa orë pasi u zhvillua testi i parë i armëve bërthamore, sepse bisedimet për armët u ndërprenë.

KCNA, agjencia e lajmeve shtetërore në Korenë Veriore njoftoi se SHBA-të duhet të “braktisin” njeriun që ata nuk e duan dhe këtu bëhet fjalë për Mike Pompeon. Njoftimi ka ardhur vetëm pak kohë, pasi u njoftua se udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un kishte parë nga afër një test të armëve bërthamore të Koresë Veriore, shkruan “Reuters”.

Kjo është prova e parë e armëve bërthamore që realizon Koreja Veriore, pas bisedimeve të dështuara në Vietnam. Bisedimet dështuan, për shkak se Penjani dëshironte që SHBA të lehtësojë sanksionet ndaj saj.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistonin vazhdimisht për heqje dorë të Koresë së Veriut nga armët bërthamore, gjë e cila së paku deri tani, nuk ka ndodhur.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb