Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se nuk beson se Putin do të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, ndërsa nga ana tjetër presidenti rus ka paralajmëruar vazhdimisht se Rusia ka të drejtë të mbrohet duke përdorur çdo armë në arsenalin e saj, i cili përfshin rezervat më të mëdha bërthamore në botë.

Megjithatë, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksiy Reznikov ka deklaruar se nuk besonte se presidenti rus Vladimir Putin do të përdorte armë bërthamore. “Mendimi im personal është se Putini nuk do të përdorë armët bërthamore,” tha Reznikov në një konferencë shtypi kur u pyet për këtë çështje.

Komentet e tij vijnë pasi Vladimir Putin sot mbikëqyri një stërvitje bërthamore nga forcat e tij, e cila ishte planifikuar prej disa kohësh dhe SHBA ishte informuar për të paraprakisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb