Dy nga pilotët më të mirë dhe më të besuar të Presidentit rus Valdimir Putin janë vrarë nga një raketë “HIMARS” në Ukrainë, në një kohë që drejtuesit më të lartë të ushtrisë së Kremlinit vazhdojnë të shuhen në betejë nga armët e dhuruar për Kievin nga Perëndimi.

I radhës që ka rënë në frontin e betejës ka qenë 41-vjeçari Maksim Potyomin, një pilot luftarak me gradën nënkoloneli. Ai vdiq kur autokolona e tij u godit nga artileria e raketave të drejtuara me saktësi në Donetsk më 8 korrik.

I njëjti sulm mendohet të ketë vrarë kolonelin Anatoly Stasyukevich, 54 vjeç, gjithashtu një pilot luftarak.

Vdekja e oficerëve dihej më parë, por fakti që ata u vranë nga “HIMARS” u zbulua vetëm gjatë fundjavës nga babai i Potyomin, Alexey. Mendohet se sulmi është kryer me ndihmën e inteligjencës perëndimore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Potyomin, kryetar i Federatës Rajonale të Parashutizmit të Volgogradit, tha për mediat lokale: “Makina e djalit tim u godit nga një raketë HIMARS”.

Nënkolonel Sergei Mikhaylov, 42 vjeç, i cili komandonte një batalion pushkësh të motorizuar, u vra gjithashtu në Ukrainë, por vdiq veçmas nga Potyomin dhe Stasyukevich.

Potyomin ishte i martuar me dy fëmijë, një djalë, 15 vjeç dhe një vajzë, tetë vjeçe dhe i është dhënë pas vdekjes “Urdhri i guximit” nga Kremlini, i cili njeh aktet vetëmohuese të guximit dhe trimërisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb