Eksperti ndërkombëtar për terrorizmin Adrian Shtuni i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se nga Ballkani jo vetëm që kanë shkuar luftëtarë në Siri, por rajoni ynë është edhe vend origjine, ku terroristët kanë baza logjistike.

“Terrorizmi nuk funksionon në bazë të kufijve politikë. Për shembull në Shkodër ata që po përgatisnin sulmin ishin nga Kosova. Kle të themi se edhe sulmi i Nisës, Bataklanit, Berlinit, armët kanë ardhur nga Ballkani. Dua të them me këtë se Ballkani është një vend që jo vetëm ka pasur luftëtarë nga ku kanë shkuar në Siri, por është një gadishull, ku janë blerë armë, ka logjistikë”, tha Shtuni.

Adrian Shtuni theksoi se vende të ndryshme e shohin problemin me sy ndryshe. Ai përmendi faktin se në Kosovë ose Bosnjë ka pasur dënime relativisht të lehta për ata që janë kthyer nga Siria, kurse në SHBA një shqiptar u dënua 22 vjet pse mbështeste me logjistikë ISIS-in.

“Bosnja për shembull ka pasur edhe dënime me gjobë pse ka luftuar në siri. Ndërsa në Amerikë një shqiptar u dënua 22 vjet pse donte të financonte ISIS. Bosnja e ka pasur 2 vjet, Kosova 3 vjet. Në Bosnjë e Kosovë, shumica e atyre që kanë luftuar në Siri, kanë dalë, por pa marrë trajtim të mirfilltë sa i takon ideologjisë së tyre. Mendoj se deterrorizmi është i vështirë. Mirëpo nuk jam kaq i pashpresë, se ata që kanë qenë pjesë e luftërave të Sirisë, nuk mund të ndryshojnë. Patjetër që edhe mund të ndryshojnë. Në Kosovë, një individi të kthyer nga Siria, iu shfaq video, ku djalin e mësonte të bëhej ushtar i ISIS dhe u dënua. Në Ballkan këta rrinë në burgje me celular dhe ka probleme”, vlerësoi Shtuni.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb