Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov hodhi akuza të forta gjatë një interviste dhënë së fundmi, kur tha se Perëndimi po përpiqet që ta kthejë Moldavinë në një Ukrainë të dytë.

“Ata po përpiqen qartazi ta kthejnë Moldavinë në një Ukrainë të dytë,” tha ai, duke komentuar ofertën e kësaj të fundit për t’iu bashkuar BE.

“Nëse ne nuk bëjmë lëshime me kërkesën e tyre, atëherë ata do të bashkohen me BE”, tha Lavrov.

Lidhur me bisedimet “e ngrira” të paqes me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus tha se vetë Kievi ka nënshkruar se nuk dëshiron negociata me Rusinë.

“Ne ende nuk e kuptojmë se çfarë lloj udhëzimesh merr Zelensky nga mësuesit e tij në Uashington dhe Londër”, u shpreh ai.

I pyetur për lobimin e fortë që Ukraina të futet në BE ai tha: Nuk e di nëse do t’i jepet një udhërrëfyes për t’u përgatitur për anëtarësim. Nëse kjo ndodh, atëherë do të thotë vetëm një gjë, se BE-ja është edhe një herë gati të mbyllë sytë ndaj të gjitha kritereve të saj që kanë ekzistuar gjithmonë për kandidatët dhe është e gatshme të udhëhiqet vetëm nga konsideratat gjeopolitike.

Në përfundim, ai shprehu paralajmëroj në mënyrë indirekte Perëmndimin duke thënë se shpreson se “ata i kuptojnë të gjitha rreziqet që lidhen me furnizimin me armë të Ukrainë.

Më tej ai tha the se shumë nga armët që perëndimorët dërgojnë në Ukrainë tashmë kanë filluar të shiten në “tregun e zi”.

“I kemi parë të qarkullojnë në Shqipëri dhe Kosovë”, u shpreh Lavrov.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: