Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka paralajmëruar se hapësira e gjelbër tek Piramida e Tiranës nuk do të ekzistojë më, pasi aty po ndërtohen mini-kulla betoni.
Në një postim në Facebook, Blushi akuzoi kryetarin aktual të bashkisë se është “armiku më i madh i gjelbërimit” që Tirana ka njohur.
Postimi i plotë:
Hapësira e gjelbër tek Piramida e Tiranës nuk do të ekzistojë më!
Në vend të barit, luleve dhe pemëve, Erion Veliaj ka mbjellë aty mini-kulla betoni!
Tirana nuk ka njohur kurrë një armik më të madh të gjelbërimit!

(BalkanWeb)