Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë lëshuar konferencën e tyre të mëngjesit, ku thonë se “arritën të shkaktojnë goditje shkatërruese mbi grupet e trupave okupuese”.

Ata thonë se forcat e tyre ajrore shkatërruan tre avionë luftarakë rusë, një helikopter, tre mjete ajrore pa pilot dhe rrëzuan dy raketa.

Ushtria e Ukrainës tha gjithashtu se ndërsa Rusia vazhdoi të bombardojë “zonat me popullsi të dendur të qyteteve ukrainase” këtë javë, trupat e saj nuk kanë arritur të përparojnë në disa fronte, duke përfshirë Donestk, Luhansk dhe Mykolaiv.

“Armiku vazhdon të ketë humbje në tërheqje në zona të caktuara”, thuhet në deklaratë.

Në një postim të mëparshëm nga mbrëmja e kaluar, ushtria e Ukrainës pohoi se Rusia po përpiqej madje të konsolidonte terrenin që kishte fituar, dhe gjithashtu po detyrohej të thërriste kadetët ushtarakë në vijën e frontit.

Rusia po kërkon gjithashtu luftëtarë të huaj për të kompensuar humbjet e trupave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb