Armina Mevlani nuk u ka rezistuar dot temperaturave të lartë të kësaj jave. E dashura e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha, ka postuar disa foto mjaft të nxehta në blogun e saj. Në këto pamje Armina duket me veshje plazhi të markës Dolce & Gabbana duke ekspozuar linjat e saj të trupit, përfshirë gjoksin goxha të rritur. Bukuroshja shfaqet edhe e grimuar, me buzë të kuqe dhe me flokë të lidhura nga pas, ku është e vendosur edhe një buqetë trëndafilash. Fotografitë janë realizuar në Gjirin e Lalzit nën objektivin e fotografit Endrit Mertiri.(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb