Një foto e publikuar nga djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha në rrjetin social “Facebook” ka nxjerrë në pah dhe komunikimin me partneren e tij, Armina Mevlani.

Në foto duket Shkëlzeni, i cili ka pozuar diku jashtë Tirane. Pozës në fjalë bukuroshja nuk i ka rezistuar dot, duke bërë kështu një koment, ndërsa ka kërkuar dhe të drejtën e autorit për shkrepjen e saj.

Ndërkaq Shkëlzeni i është përgjigjur se duket nga buzëqeshja, duke lënë të nënkuptuar që fotoja është realizuar nga Armina.

Një nga çiftet më të diskutuara të momentit, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kanë kohë që kanë nisur bashkëjetesën. E teksa çifti po shijon ditët e tyre më të mira, kurioziteti i të gjithëve është i fokusuar këto kohë te çdo dalje publike apo fakt rreth tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: