TIRANE- Armina Mevlani, në një intervistë për revistën “Story” rrëfen për marrëdhënien që ka me paratë, për lumturinë por edhe mëkatët që ka bërë e i kanë bërë.

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Kokën nga Zoti e ngre çdo natë, pasi që në moshë të vogël jam falur rregullisht.

Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?
Nuk mund ta quaj mëkat, pasi nuk kam kryer ende një të tillë, por thjesht ndihem në faj, ndoshta për miqësi të prishura në moshë të adoleshencës për fjalë të kota. Unë jam tip që i vuaj gjërat dhe më mbetet mendja nëse kam sado pak peshë faji. Fatmirësisht askënd s’kam lejuar të më lëndojë aq shumë sa t’i quhet “mëkat”.

Kujtimi i fundit më i ëmbël, dhe ai i hidhur?
Kujtime të ëmbla bëj çdo ditë me personin e zemrës dhe familjen time, të hidhura deri tani mund të them largimi nga jeta i gjyshit.

Paratë që shpenzove së fundmi, dhe pse?
Paratë e fundit ishin sot për të krehur flokët në parukeri.

Kur e përjetove qiellin e shtatë?
Qiellin e shtatë e përjetoj sa herë kam ndonjë gëzim apo event të bukur, pasi jam njeri që i vlerësoj shumë gjërat në jetë, sidomos momentet. Rasti i fundit ishte një mbrëmje në Paris në javën e
modës, ku krijova njohje shumë të rëndësishme.

Sa kohë ka kaluar kur vuajte për shkëputjen e gjysmës tjetër?
Falenderoj Zotin që nuk kam kaluar asnjë vuajtje për shkëputjen e personit që dua.

Cila është e keqja e të qenit çift?
Nuk mendoj se ka të keqe në të qenurit çift. Ndoshta shumë mendojnë pjesën e lirisë, por unë mendoj që edhe nëse je çift mund t’i lësh hapësirë vetes dhe partnerit për gjërat që i pëlqen të bëjë, kështu edhe lidhja, duke dhënë besim funksionon më mirë.

Nëse do të ishe femra e vetme e rruzullit, si do i menaxhoje burrat?
Nëse do të isha femra e fundit? Do i bëja të paguanin ata që i kanë bërë keq femrave të tjera (qesh), ndërsa unë do rrija vetëm me atë që do doja.

Hera e fundit që në mendje të kaloi vdekja?
Vdekja është pjesë e jetës dhe si e tillë na shkon shumë shpesh ndër mend, gati çdo ditë. Por unë mundohem t’i heq sa më shumë këto mendime.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: