Blogerja Armina Mevlani e ka përjetuar keq vetëvrasjen e liderit të grupit të mirënjohur muzikor “Linkin Park”, Chester Bennington. Ai u gjet dje i vetëvarur në shtëpinë e tij private Los Angeles, Kaliforni në moshën 41-vjecare.

Përmes një postimi në profilin e Instagram, Armina ka shkruar se nuk do ta harrojë kurrë muzikën dhe koncertin live të Linkin Park që sipas saj ka qenë një nga eksperiencat më të bukura të jetës së saj.

“Muzika jote më ka ndjekur në fëmijëri dhe adoleshencë. Koncerti “live” i Linkin Park ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura të jetës time e ndonëse ti do të më mungosh shumë, unë nuk do të harroj kurrë Chester Bennington! U prehsh në paqe”, ka shkruar blogerja.
Screenshot009
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: