TIRANE- Fotot e shumta profesionale me Endrit Mërtirin dhe interaktiviteti në rrjetet sociale me dyshen e njohur të shtëpisë italiane të modës, nuk i shërbyen vetëm për të marrë pjesë si e ftuar në sfilatat që organizon “Dolce & Gabbana”. Armina Mevlani, prej ditës së djeshme është prezantuar zyrtarisht si fytyra reklamuese e buzëkuqit të kësaj marke. Përmes një postimi në faqen zyrtare, “Dolce & Gabbana” kanë zgjedhur të promovojnë produktin e tyre përmes buzëve të ish-“Miss Albanias”. Nuk dihet sa është paguar Armina për këtë kontratë, por me siguri tipari seksi i bukuroshes shqiptare duhet të ketë kushtuar shumë.

Natyrisht që bashkëpunëtorët e saj duhet të ndjehen shumë krenarë për punën e përbashkët, që e kanë çuar bukuroshen deri tek “Dolce & Gabbana”. Kështu, Endrit Mërtiri është konfirmuar tashmë si një fotograf i suksesshëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej kufijve, duke qenë një ndër të preferuarit e “Gabbanës”. Nuk mbetet pas as grimierja që kuron imazhin e Arminës. Make up Arstist, Suela Çangu, njihet për stilin unik që ka në grimet e VIP-ave dhe jo vetëm. Grimi që e dërgoi Arminën në “Dolçe & Gabbana” ishte një krijim i saj. Mbetet për t’u parë nëse ‘showgirl’-i shqiptar do të vijojë të bashkëpunojë me këtë skuadër suksesi.

(ma.ar/vip pages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: