Modelja dhe bloggerja Amina Mevlani këto ditë ka sjellë shumë momente nga Java e Modës në Milano, të cilën po e shijon së tepërmi dhe ku është vlerësuar si një nga më të veshurat bukur.

Por duket se jo të gjithë ndjekësit e partneres së djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha po e shijojnë udhëtimin e saj dhe fotot nga pasarelat e modës.

Një komentuese, ka komentuar një prej fotove të fundit të Arminës, duke e kritikuar dhe duke e akuzuar se shëtit me paratë e popullit. “Shëtitesh poshtë e lartë ti me paratë e populit .Dhe s’të vjen aspak turp të shesësh mend këtu. Të vijë pak turp nga vajzat e tjera të moshës tënde që në vendin tend vuajnë urie dhe ti slë gje pa postuar aty”, shkruan komentuesja.

Por modelja i është përgjigjur se të gjitha udhëtimet e saj janë të mbështetura nga njerëz të tjerë, bashkëpunëtorë dhe se nuk janë aspak paratë e popullit.

“Më vjen shumë keq për ato vajza që s’kanë mundësi dhe unë ndihmoj sa më shumë të kem mundësi, por udhëtimet e mia janë pjesë e punës sime dhe të mbeshtetura nga njerëz me të cilët bashkëpunoj. Kjo është diçka e vështire për tu kuptuar në Shqipëri por unë po investoj kohë në fushën time dhe s’ka të bëjë me asnjë person apo paratë e popullit siç ju i quani. Unë kam fitimet e mia me këte punë që po bëj”, shkruan Armina.

My shadow before @dsquared2 #fashionshow starts! All #leathered up ?? #mfw #lastshow

A photo posted by Armina Mevlani (@armina_mevlani) on


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: