Nuk i ka shpëtuar as Shqipëria manisë “50 hijet e Grey-t”, filmit të saposhfaqur në kinematë botërore dhe ato shqiptare, të frymëzuar nga libri me të njëjtin titull. E të shumta kanë qenë edhe komentet pro dhe kundër, në rrjetet sociale edhe nga personazhe të njohura të ekranit. Në anën e zërave kundër duket se ka preferuar të jetë edhe Armina Mevlani, shoëgirl-i, tashmë partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit.

Në faqen e saj të “Facebook”, Armina shkruan “Nuk kam marrë asnjëherë në fakt mundimin të lexoj “50 hijet e Grey” më është dukur tepër komercial dhe shumë i trashë për të humbur kohë me të! Ndoshta më mirë një roman klasik dashurie (nga ata të vjetrit madje) ose ndonjë film të Kubrick tip “Eyes Wide Shut” në vend të këtij filmi! Si mendoni?”.

Filmi “50 shades of Grey” është shfaqur prej disa ditës në kinematë shqiptare dhe ato botërore, por ashtu siç ka krijuar një numër të madh fansash, ka hapur edhe një debat të madh publik dhe jo vetëm.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: