TIRANË- Armina Mevlani duket se ka vendosur të realizojë një set profesional fotosh dhe për këtë arsye ka udhëtuar drejt Parist.

As më shumë e as më pak se Timur Emek, fotografi më i mirë i gjeneratës së re, i cili ka fotografuar emra të njohur si aktori Gerald Buttler, futbollisti David Beckham apo modelen Candice Swanepoel.

Mësohet se këto foto do ti shërbejnë Arminës për projektin e saj të ardhshëm, si këshilluese mode në një blog.

Cilësinë e fotove nuk kemi pse e vëmë në diskutim kur bëhet fjalë për fotografë të tillë, por çmimin, besoj që edhe ju mendoni që do jetë ca i kripur! Eh, po Arminës tashmë ia mban xhepi!

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: