NGHA: GERILINA KODHELI*
Lidhja me djalin e ishkryeministrit Berisha nuk ka qenë aq e thjeshtë për Armina Mevlanin, dhe kjo jo për shkak të raportit mes tyre, por sulmeve të herëpashershme për qëllime politike. Modelja shqiptare komentohet shpesh në media, me tituj jo vetëm pozitivë. Por siç tregon Armina për “Bluetooth”, nuk ndihet aspak keq për këtë shkak. Akuza më e fundit ndaj modeles ishte ajo e një gazetari, i cili pasi publikonte disa foto të vitit 2009, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale thoshte, “Fotografitë kur Armina ishte kothere, pa lekë në xhep!”, duke nënkuptuar se jeta e saj ka ndryshuar pas lidhjes me Shkëlzen Berishën. Megjithatë, modelja e njohur nuk është prekur aspak nga këto fjalë, teksa shpjegon se nuk ka asnjë njohje me gazetarin dhe se, ndryshe nga sa mendon ai, ajo ndihet mjaft krenare për fotot në fjalë. Armina, së fundi janë publikuar disa foto të vitit 2009, me një përshkrim jo shumë të këndshëm.

Pse të sulmojnë kaq shumë?
Nuk e di, besoj se kërkojnë klikime. Nuk jap dot ndonjë arsye tjetër.`

Të vjen keq që të sulmojnë për shkak të Shkëlzenit? Ndihesh keq për këtë?
Nuk ndihem aspak keq, sepse për mua ai nuk ishte sulm. Ato janë foto publike, nga Miss-i, dhe unë jam shumë krenare për ato foto. Nuk i fsheh.

Intervistën e Sadije Berishës, e ke lexuar? Ke ndonjë koment?
Nuk kam çfarë të them për këtë.

Pushimet, vazhdojnë?
Po, aktualisht jam në pushime me familjen time. Komentohen si luksoze pushimet e tua… Për momentin jam në Livadh, në një apartament me qira me familjen.

Sa të shtrenjta janë pushimet e Arminës dhe Shkëlzenit në përgjithësi?
Janë pushime normale, që besoj se i bëjnë të gjitha çiftet. Në fakt, deri tani nuk kam bërë asnjë pushim me Shkëlzenin. Kam shkuar vetëm me shoqet e mia në Kroaci, ku erdhi edhe Shkëlzeni.

U komentua se po pushoje në një jaht me mikeshat. Ishte privat?
Ishte vetëm një varkë me motor, të cilën mund ta merrje për disa orë dhe të shëtisje. E morëm një grup njerëzish.

Po thua që nuk bën pushime luksoze?
Jo, janë pushime të zakonshme.
(ed.me/sumerpagges/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: