Armina është padyshim një ndër personazhet e njohur, emri i së cilës përbën lajm sa herë shfaqet. Në një intervistë për “Elite”, Armina ka treguar dëshirën e saj për të jetuar jashtë vendit, pasi thotë se Shqipëria nuk është vendi i duhur për të dhe s’ka asnjë të ardhme.

E fejuara e Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës, thotë se për të realizuar ëndrrat e saj dhe për të hapur dyqanin e të brendshmeve në Tiranë, është munduar dhe lodhur shumë. Gjithashtu, ajo rrëfen njohjen me Zenin dhe siguron se kur filloi ta simpatizonte, nuk e dinte që ishte djali i ish-kryeministrit.

“Për çfarë kam arritur deri tani jam e kënaqur për dy arsye, e para për faktin që unë nuk kam lindur në një qytet mode si Londra, Milano apo Parisi dhe për mua ka qenë e vështirë, dyfish të futem në një treg që vajza të cilat jetojnë në këto qytete ende mundohen të jenë pjesë, madje kam shumë mikesha që më thonë “Si ia ke dalë?”, në sensin duke mos jetuar aty dhe duke pasur këto njohje apo bashkëpunime”, është shprehur ajo.

Arminas
Arminas

Pjesë nga intervista:
Prej kohësh ju tani jeni e lidhur me Shkëlzen Berishën, mund të na thoni variantin e vërtet, si jeni njohur ju të dy?
Në fakt forma sesi jemi njohur ka qënë krejt rastësore. Jemi parë diku në një bar pa e njohur njëri -tjetrin për herë të parë dhe kemi pasur shumë tërheqje, madje sot e diskutojmë çfarë kemi ndierë në largësi atë ditë. Të dy jemi emocionuar dhe kemi pasur shumë interes për njëri-tjetrin. Unë pyeta një mikeshë kush mund të ishte, pasi as unë dhe as ajo nuk e dinim kush ishte. Më pas, pas disa kohësh, u gjendëm rastësisht me miq të përbashkët, në të njëjtën tavolinë dhe aty filloi gjithçka, aty bëra lidhjen e ditës së parë, kur u pamë nga larg. Nuk ishte lidhje e menjëhershme sigurisht, ndenjëm shumë kohë thjeshtë duke komunikuar si fillim…Më pas u takuam dhe filloi gjithçka.

Tanimë bashkëjetoni me Shkëlzenin mund të na përshkruash pak stilin e arredimit të shtëpisë, kush gatuan, si janë ditët tuaja, mëngjeset, fundjavat, mbrëmjet, grindjet?
Shtëpia jonë është e arreduar shumë thjeshtë, mendojmë që në një të ardhme kur të kemi fëmijë ndoshta do ta ndryshojmë strukturën e shtëpisë apo shtëpinë. Për momentin kemi katër putrorët tonë të dashur Findus, Sophie, Rexi dhe Lucy. Ditët tona nisin duke ngrënë mëngjes së bashku, më pas të dy dalim për punët përkatëse dhe takohemi në darkë për të ngrënë së bashku, për të parë një film dhë për të biseduar. Unë i adhuroj këto rutina dhe për mua janë pasuria e jetës. Fundjavave drekojmë me familjet tona dhe prindërit tanë së bashku, kryesisht të dielën mund të frekuentojmë edhe ndonjë Spa.

Si është Shkëlzeni si një bashkjetues…?
Shkëlzeni si bashkëjetues është i thjeshtë, dmth i thjeshtë ndoshta sepse përshtatemi shumë në gjërat që dëshirojmë dhe në rutinat që kemi. Na pëlqen të ndjekim të njëjtët filma, të flemë në një orar, kemi të njëjtën shije jo vetëm në të ngrënë por edhe tek pijet. Na pëlqen të dalim më pak dhe të shijojmë darkat së bashku.

Në përgjithësisht shkojmë mirë dhe e gjejmë gjuhën e përbashkët, këtë e tregojnë vitet që kemi së bashku, por sigurisht si çdo çift dhe ne kemi momente grindjeje. Do gënjeja nëse do të thoja “jo”. Kryesisht grindemi për gjëra të vogla, siç mund të jenë, vonesa për të shkuar diku apo diskutime të tilla. Asgjë me rëndësi fatmirësisht deri tani.

Si ndiheni me arritjet tuaja deri tanimë, a ka diçka në sirtar, projekt apo një ambicje që se keni shprehur?
Për momentin ndihem mirë dhe e përmbushur në karrierë, por mendoj që ende kam shumë përpara për të ecur. Ndihem mire jo vetëm për brandet që kam arritur të sjell në Tiranë, apo për punën në dyqan. Por edhe për arritjen e krijimit të një blogu Shqip – Anglisht si www.therebelheart.net që është njohur nga Federata Franceze e Modës dhe me jep mundësinë të jem pjesë e eventeve shumë prestigjoze jashtë Shqipërisë. Falë instagramit dhe këtij blogu kam bërë mjaft bashkëpunime me firma të mëdha si Dolce&Gabbana, Moët&Chandon, Makeup Forever, Givenchy etj . Endrra në sirtar është të krijoj një ditë një brand timin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb