KANE

Në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë, përveç yjeve me famë botërore, të pranishëm ishin edhe personazhe të njohur të skenës shqiptare. Jonida Vokshi, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi ishin disa prej emrave që patën fatin të ishin të pranishëm në Kanë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Festivali ndërkombëtar i filmit në Kanë është prekur edhe nga Armina Mevlani. Ajo ka qenë mes të ftuarve specialë dhe fotot nga parakalimi në tapetin e kuq i ka publikuar në ‘Instagram’. Armina kishte veshur një fustan të bardhë që nxirrte në pah dekoltenë e saj.
Veshja është stiluar nga Roland Mouret.

Për të kompletuar pamjen, ajo kishte zgjedhur të drejtonte flokët dhe t’i stilonte në mënyrë të rregullt duke i lëshuar pas. Grimi ishte i lehtë për të lënë të bardhën të jepte goditjen që nevojitej tek të pranishmit.

Armina ka ditur të zgjedhë edhe këtë herë për të lënë përshtypje të mirë në tapetin e kuq. Si gjithmonë, Armina shkëlqeu në tapetin e kuq dhe pamjet flasin vetë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb