Blogerja e njohur, Armina Mevlani, ka xhiruar një film të shkurtër duke përdorur veshjet dhe parfumin “Light blue” të firmës së njohur italiane, “Dolce&Gabbana”. Duket se partnerja e Shkëlzen Berishës nuk është e interesuar më për modë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Së fundmi, pas karantinës, ajo i është dedikuar një tjetër pasioni të saj. Mevlani ka xhiruar një film të shkurtër duke përdorur veshjet dhe parfumin e firmës së njohur italiane, “Dolce&Gabbana”.

“Një film i vogël, shijojeni”, shkruan Armina shumë e kënaqur për punën e bërë.

Në video, ajo është e veshur me të zeza dhe ‘ngacmohet’ nga një djalë, ndërkohë që ngjarjet supozohet që të zhvillohen në jugun e Italisë disa dekada më parë, një skenë që të kujton aktoren Monica Bellucci në filmin “Malena”.

Pak ditë më parë, Armina u përfol për një shtatzëni, nisur nga barku pak i dukshëm poshtë veshjes, lajm që ajo e përgënjeshtroi menjëherë.

Blogerja, e cila prej vitesh është në një lidhje të konsoliduar me Shkëlzen Berishën, ndau së fundi eksperiencën e saj me ndjekësit në lidhje me përdorimin e kontraceptivëve. Pas disa pyetjesh nga përdoruesit në “Instagram”, Armina rrëfeu se e ka përdorur një metodë të tillë për tri vite.

Ajo ka paralajmëruar vajzat se nëse marrin një vendim të tillë, mund të përballen me efekte anësore. Armina ka rekomanduar të kryhen analizat e gjakut para nisjes së kontraceptivëve. Blogerja ka bërë me dije se ka hequr dorë nga kjo metodë prej thuajse një viti dhe se trupi nuk i ka reaguar aspak mirë.

“Jo, i kam ndërprerë pilulat kontraceptive vitin e kaluar dhe fitova 6 kilogramë në momentin që i ndalova”.
/Panoramaplus.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb