TIRANE

Armina Mevlani, ka zbuluar më shumë për veten e saj në një intervistë të shkurtër për “Prive” ditën e shtunë, si edhe ka rrëfyer objektivat që ka. Mes 25 pyetjeve të emisionit, Armina ka treguar për frikën e saj më të madhe, që është vdekja. Ajo ëshhtë pyetur edhe në lidhje me ish të dashurin nëse i kujtohej ndonjëherë dhe blogerja ia kthen se kot nuk quhet kujtim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Një pyetje tjetër ka qenë nëse ka menduar vitin 2019 ideal për t’u bërë nënë ajo është përgjigjur ende jo. Cfarë i duket seksi të një mashkull? “Inteligjenca dhe të qënit romantik” – është përgjigjur Armina. Bukuroshja ndër të tjera, se tradhtinë nuk do e falte kurrë dhe arsyen e shpjegon kështu:

“Nuk do falja tradhtinë, sepse nuk tradhtoj. Tradhtia ka shumë kuptime, nuk është vetëm të vajturit me njerëz të tjerë, është në shoqëri, familje, dashuri…”, – tha ajo.

Gjithashtu, Armina zbuloi edhe mospajtimet që ka me partnerin e saj, Xenin, në një pikë që për të është shumë argëtuese, që nga fëmijëria. Kështu, pyetjes se në ç’pikë nuk bie dakord me Xenin, ajo iu përgjigj: “Do thoja vetëm në kërcim ndoshta, sepse mua më pëlqen shumë të kërcej, ndërsa atij më pak.”
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb