Incidenti i ndodhur në ceremoninë e “Oscars 2022”, ku aktori i njohur Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock pas shakasë që ai bëri me gruan e tij, shkaktoi një valë të madhe reagimesh.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani së bashku me panelistët e tjera kanë folur mbi këtë reagim dhe sesi e kanë pritur.

Blogerja e njohur, partnerja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se ajo mendon se në të tilla raste do të ishte më mirë që të mos reagohet. Sipas Arminës, nëse Smith nuk do të kishte reaguar, ajo shaka do të kishte kaluar dhe asgjë nuk do të ndodhte.

Më tej ajo tregoi edhe një rast kur Shkëlzen Berisha kishte reaguar ndaj një djali të panjohur pas një komenti jo të këndshëm që kishte bërë ndaj Arminës.

“Sigurisht që ka pasur kometues ose media që më kanë sulmuar, por ne kemi një lloj tjetër filozofie. Sepse ideja është që edhe vetë partneri im edhe unë kemi filozofinë që më mirë hesht se sa t’i japësh rëndësi. Sepse nëse ai do kishte heshtur një moment të tillë ajo shaka thjesht do të ishte kaluar dhe s’do iu kishte dhënë rëndësi.

Unë nuk kam patur një rast konkret që dikush përballë të më ketë fyer, por kam patur njerëz të panjohur dhe ka qenë një rastësi komplet, s’kishte lidhje fare me Shqipërinë kanë qenë të huaj. Kemi qenë në radhë dhe thotë dikush nga ata në radhë një koment për mua që s’ishte i këndshëm dhe më habiti sepse ai e ruan shumë pjesën e sjelljes është shumë me edukatë gjithmonë.

Më bëri shumë përshtypje sepse unë e dëgjova dhe thashë: “aman budallenj”. Kur reagoi, reagoi me fjalë. Sigurisht që iu kthye me fjalë, doli jashtë natyrës së vet. Nuk ishte rast që duhej patjetër reaguar sepse ishin adoleshentë, bënë komente, nuk është se ishte diçka për të reaguar”, ka thënë blogerja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: