Blogerja Armina Mevlani dhe modelja e njohur botërore, Kim Kardashian, janë shfaqur ditën e sotme me të njëjtën fustan.

E ky detaj nuk i ka shpëtuar Arminës, e cila ka publikuar në “Instagram” një foto të Kim ku shfaqej me fustanin si të sajin.

Fustani në fjalë ishte në ngjyrë të zezë dhe qëndronte ngjitur pas trupit, ku në pah dilnin dhe format perfekte të Arminës dhe Kim.

Kujtojmë se blogerja, u përfol para disa kohësh se ishte ndarë nga partneri i saj Shkëlzen Berisha.

Aludimet nisën kur në një video nga ditëlindja e Arminës, Shkëlzeni nuk ishte i pranishëm.

Por këto zëra blogerja i ka hedhur poshtë, duke nënvizuar se dyshja është më e lumtur se kurrë më parë dhe po shijojnë në maksimum romancën e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb