Gazetarja Doriana Bezat, ka siguruar për “BalkanWeb” dëshminë e dhënë nga Markelian Beqarit, 26-vjeçarit që më datë 9 dhjetor të vitit që lamë pas, plagosi Arni Sulejmanin në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës.

Beqari ka thënë para efektivëve, se me të plagosurin ka qenë shok. Ai tha më tej se ka qenë ditën e ngjarjes bashkë me Sulejman dhe një mikeshë të tyre në hotel, ku kanë konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.

Autori ka theksuar më tej, se ka qenë i pavetëdijshëm kur arma qëlloi dhe plagosi në krah Sulejmanin. Ai ka thënë se pas ngjarjes është larguar nga frika e asaj që do të ndodhte më pas.

“Nuk kam dashur ta vras Arni Sulejmanin. Unë e kam shok atë. Me 9 dhjetor kemi qenë me një mikeshën tonë në hotel ku konsumuam shumë alkool dhe lëndë narkotike. Isha i pavetedijshem kur arma qëlloi dhe e plagosi ne krah Arnin. Pas ngjarjes u largova nga frika. Sot isha nisur për te ikur ne Dajt për qejf”, ka thënë Beqari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb