Operacion i suksesshëm në zemër për Arnold Schwarzeneggerin, ishte lajmi i dhënë nga shtrati i spitalit nga vetë aktori i Terminator.

“Falë ekipit të spitalit, kam një valvul të re në aortë që përputhet shumë mirë me valvulën time pulmonare që nga operacioni im i fundit”, shtoi ai.

Për Schwarzenegger, në fakt, ky nuk është operacioni i parë i këtij lloji.

Disa vjet më parë ai përfundoi në sallën e operacionit për të zëvendësuar një valvul pulmonare që ishte implantuar në 1997 për shkak të një defekti të lindur.

“Ndihem mirë. Faleminderit për mjekët dhe infermierët që më ndihmuan”, përfundoi mesazhin emocional Schwarzy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb