Mund të përfundojë pas vetëm një sezoni aventura e Aron Ramsejt te Juventusi. Lajmin e jep e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas së cilës bardhezinjtë janë duke punur që të ulin nivelin e pagave në ekip pas humbjeve të mëdha të pësuara nga pandemia e koronavirusit dhe janë të gatshëm të heqin dorë nga uellsiani, i cili është i lidhur me klubin torinez nëpërmjet një kontrate prej 7 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2023.

Kjo shifër, për motive të ndryshme, cilësohet e papërballueshme nga ana e klubit të Andrea Anjelit. Në gjurmët e Ramsejt gjendet Mançester Junajtid, me të cilin Juvja u përpoq pak kohë më parë që të ngrinte një pistë për rikthimin e Pol Pogbas në Torino, pistë që mund të rikthehet aktuale pikërishit tani.

Por jo vetëm Ramsej. Edhe Pjaniç është në dalje me destinacion Barcelonën ndërsa emri që ka zhgënjyer totalisht me fanellën bardhezi është Adrien Rabio. Francezi edhe në takimin e djeshëm ndaj Milanit dështoi të lerë shenjë dhe drejtuesit e Juves po kërkojë blerës për të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb