Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë i ka bërë një thirrje liderit të VMRO-DPMNE, Hristjan Mickoski se pse ky i fundit ka udhëtuar kohët e fundit në Beograd dhe Budapest.

Përmes një reagimi publik kjo parti sulmon Mickoskin me pretendimin se ky i fundit ka planifikuar diçka për arratisjen e Nikoll Gruevskit, ish-kryeministrit maqedonas, i cili ndodhet në Budapest ku ka kërkuar azil politik nga qeveria hungareze.

“VMRO-DPMNE është partia e parë në Europë me kryetar nderi-kriminel në arratisje. Në vend që të fshihet prapa rrjeteve sociale dhe prapa reagimeve konfuze, Mickoski duhet të përgjigjet para qytetarëve: Cili ishte qëllimi i vizitave të Mickoskit në Beograd dhe Budapest, para arratisjes së Gruevskit? Me ke është takuar dhe çfarë ka bërë? A kanë lidhje pikërisht këto vizita me planin e arratisjes së kriminelit Gruevski”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: