Të paktën 6 të dënuar palestinezë janë arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Izrael. Sipas raportimeve 5 prej të arratisurve ishin pjesë e lëvizjes së Xhihadit Islamik, ndërsa i gjashti është një ish-komandant i grupit të armatosur pranë partisë Fatah.

Të burgosurit ishin shokë qelie dhe arritën të dalin nga burgu përmes gërmimit të një tuneli që dilte jashtë rrethimit.

Zëdhënësi i policisë izraelite, Eli Levy tha për Kan Radio, se largimi i të dënuarve nga qelia ishte pikasur herët, por ata ishin larguar me shpejtësi dhe me shumë mundësi kishin si destinacion Bregun Perëndimor.

Mediat e identifikuan një prej të arratisurve si Zakaria Zubeidi, një ish-komandat i brigadave të armatosura të Fatah, “Martirët” e Al Aqsa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb