Gjatë arratisë së tyre të famshme, motrat Kajtazi nuk duket se kanë vuajtur shumë, pasi janë argëtuar aty ku pikërisht prindërit ua kanë ndaluar më parë. Bloger-i Olti Curri shprehet se, vajza ne foto ne nje party me shkume eshte pikerisht njera nga motrat e shumeperfolura, Kajtazi.
“Ekskluzive. Zbulohet foto e njeres nga motrat Kajtazi gjate arratise se tyre dhe qendrimit ne qytetin e Vlores. Fotografia tregon motren e vogel e cila po konsumon nje shishe uje, ne Summer Depo, klubi i famshem veror qe sapo kishte organizuar nje shkuma-party…”, shkruan Olti Curri.

Por, nuk ende dihet nëse vërtet vajza në foto është njëra nga motrat Kajtazi edhe pse ngjashmeria eshte emadhe. Kurse shumica e komentuesve shprehen se blogeri do të bënte mirë që të mos ta ekspozonte vajzën e mitur në foto.

Por Curri u është kundërpërgjigjur se të njëjtën gjë ka bërë dhe media.
“Fotot jane te faqes publike te ‘Disko Klub Summer Depo’. Vajzat kane dale prej dy javesh me fytyre ne cdo televizion. Injorances tuaj nuk kam ca ti bej po te tjerat ndreqen”.

Ndërkohë vajzat kanë deklaruar në polici se ndërsa morën një banesë me qera në Vlorë, janë ngujuar brenda katër mureve dhe nuk kanë dalë nga frika se mos zbuloheshin.
Kurse prindërit e vajzave i qëndrojnë ende versionit se pas historisë së motrave, qëndron dikush që i ka mësuar të veprojnë.

Vajzat Kajtazi, 14 dhe 18 vjec nga Durrësi u arratisën në mes të Korrikut teksa grabitën kursimet e babait, vunë familjen në gjumë me ilac gjumi dhe duke i vënë zjarrin banesës. Në mes të Gushtit, vajza u gjetën në Vlorë ku jetonin me qera. Në deklaratat në video në youtube dhe në polici, ato shprehen se janë dhunuar sistematikisht nga babai dhe nëna.

Kurse prindërit shprehen se janë të tronditur nga historitë e vajzave të tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: