Askush nuk mund të ndal Napolin, kundër Empolit ekipi i Spallettit siguroi fitoren e 10-të radhazi në Serie A duke u arratisur i vetëm në krye, në kuotën e 38-të pikëve, plus tetë nga Milan. Në “Maradona” nuk mjaftoi 75% mbajtja e topit në pjesën e parë për gjetur golin e avantazhit.

Në këtë pikë, përcaktues ishte dhe forma fantastike e Ismajlit, lojtari më i vlerësuar në radhët e Empolit, së bashku me Bajramin, nota 6 për të dy legjionarët kuqezi.

Nota
Nota

Në pjesën e dytë, Spalletti hodhi në fushë Lozano-n dhe Zielinski-n, dy lëvizje të goditura pasi të dy lojtarët gjetën rrugën e rrjetës. Lozano zhbllokoi ndeshjen në minutën e 69-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 88-tën ishte Zielinski që sigloi shifrat përfundimtare në 2-0.

Napoli është ekipi i vetëm në Evropë që arrin të shënojë 9 gola me lojtarë që vijnë nga stoli, një rekord absolut që tregon forcën e këtij ekipi.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Arratiset Napoli”, shkruan La Gazzetta dello Sport në faqen e parë. “Kampionët e vitit”, ishte titulli i përzgjedhur nga Corriere dello Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb