Një i burgosur grek, i cilësuar si një nga kriminelët më të rrezikshëm, ka mundur që të sfidojë autoritetet dhe lejen e marrë për të vizituar familjarët, e ka shfrytëzuar për t’u arratisur.

Mediat vendase shkruajnë se tashmë është ngritur alarmi dhe strukturat e policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Sipas “Zougla”, 56-vjeçar ishte i dënuar me burg përjetë, plus 20 vjet e 10 muaj dhe gjobë për vrasje me dashje të përbashkët, përdhunim të përbashkët, vjedhje, armëmbajtje pa leje, ndërsa ka marrë pjesë në kryengritjen e madhe të të burgosurve në burgjet e Korydallos në vitin 1995 që kishte tronditur gjithë Greqinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: